10 ushqimet që ndikojnë në djegien e yndyrës
Natyrisht, disa ushqime mund të ndikojnë pak në metabolizmin tuaj, mirëpo ushqimet që i kemi renditur më poshtë ndikojnë në balancimin e gjithë trupit tuaj dhe në humbje drastike të peshës
Ajrani
‘Nëse jeni ushqyer me ushqim të shpejtë, atëherë me shumë gjasë në organizmin tuaj janë zhvilluar shumë bakteret e dëmshme, të cilat do të vazhdojnë të zhvillohen nëse vazhdoni me ritmin e njëjtë’, thotë doktori Robynne Chutkan. Ushqimet e fermentuara si ajrani bëjnë që organizmi juaj të prodhojë më shumë baktere të shëndetshme, të cilat përmirësojnë tretjen e ushqimit.
Peshku salmon
Salmoni është shumë i pasur me aminoacide yndyrore të njohura si omega 3, gjë që ndikon në parandalimin e prodhimit të tepërt të insulinës dhe akumulimit të yndyrës në trup.‘Çelësi i të qenit i shëndoshë është arritja e balancës në mes të acideve yndyrore omega 3 dhe omega 6’, thotë William Sears, autor i librit ‘Ndikimi i acideve yndyrore omega 3’.
Arrat
‘Të ushqyerit me omega 3, të cilat gjenden në sasi të madhe tek arrat, është shumë i dobishëm për shëndetin tuaj, pasi që ndryshon rezistencën ndaj insulinës’, thotë doktori Mark Hyman.‘Studimet kanë treguar që konsumimi i 30-50 gramë arrave në ditë ndikon në djegien e 300 kalorive’.
Kinoa
Këto drithëra gjenden në çdo ushqim për një arsye.‘Kinoa është ushqim fantastik, i cili ndikon në tretjen më të mirë të ushqimit’, thotë nutricionisti Vicki Edgson.‘Kinoa iu furnizon me energji, e cila iu mban më gjatë, si dhe furnizon me ushqim bakteret e shëndetshme të cilat gjenden në zorrët tuaja’.
Angjinarja nga Jerusalemi
Këto perime janë të pasura me insulinë, një prebiotik që ndikon në prodhimin e baktereve të shëndetshme në trupin tuaj. Nëse e keni vështirë t’i gjeni këto perime, atëherë konsumoni shpargje dhe perime të gjelbra, sepse edhe ato kanë veti të ngjashme.
Sardelet
Jo çdokush është adhurues i këtyre peshqve, mirëpo nëse ju pëlqejnë, atëherë jeni më të vërtetë fatlum. Përveçqë janë të pasura me amino acide yndyrore, sardelet janë të pasura edhe me vitaminë B. ‘Ndërsa më e mira për këtë ushqim është se nuk shkaktojnë pezmatim sikurse ushqimet e tjera të pasura me proteinë’.
Lakra jeshile
Kjo lakër tani mund të blihet pothuajse në të gjitha dyqanet. Ky lloj ushqimi parandalon prodhimin e tepërt të glukozës.‘Ajo përmban sasi të madhe të hekurit dhe magnezit, të cilat ndikojnë në zvogëlimin e hormoneve të stresit në trupin tuaj’, thotë Edgson.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit, sikurse vaji i peshkut, është i pasur me aminoacide yndyrore omega 3 dhe konsumimi i këtij vaji ndikon në përmirësimin e funksionimit të trurit, zorrëve dhe organeve të tjera të trupit, duke përmirësuar në masë të dukshme oreksin tuaj.
Çaji i gjelbër
Provoni të konsumoni këtë lloj çaji në vend të kafesë suaj ditore.‘Çaji i gjelbër është i pasur me hormonin e quajtur tiroksinë dhe ndikon në freskimin e matabolizmit tuaj’, thotë Edgson.
Orizi ngjyrë kafe
Këto lloje drithërash janë të pasura me krom, një lloj minerali që ndikon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Rezultati i konsumimit të tij është zvogëlimi i rezistencës së insulinës dhe i grumbullimit të yndyrës në trup.
(Kosova Sot)