Ilaç natyror kundër fryrjes

  • 17 July 2017 - 22:03
Ilaç natyror kundër fryrjes

Nëse ju ndodh të fryheni dhe të keni probleme për shkak të kësaj dukurie, atëherë ua prezantojmë një recetë të thjeshtë, por shumë efikase, që do ta zgjidhë problemin tuaj.

Për përgatitjen e kësaj pije do të keni nevojë për gjysmë ananasi të vogël, gjysmë koke kopri, 2 kërcej të selinos, me gjethe, një copë rrënje të xhenxhefilit, të madhësisë 2 deri 3 cm.
Të gjithë këta përbërës i përzieni në blues elektrik. Shtoni pak ujë, sipas nevojës. Pijeni këtë pije në lukth të thatë, derisa t’ju largohen problemet, respektivisht aq ditë sa keni nevojë.
Ananasi përmban enzime, të cilat ndihmojnë tretjen. Selinoja pengon mbajtjen e ujit dhe gogësitjen. Kopri dhe xhenxhefili ndikojnë në përtëritjen e florës së zorrëve. Të gjitha këto ua largojnë problemin e fryrjes.  

(Kosova Sot)