Në vend të kafesë së mëngjesit, përcaktohuni për ritualin tjetër që ju mban larg mjekut

  • 20 July 2017 - 13:21
Në vend të kafesë së mëngjesit, përcaktohuni për ritualin tjetër që ju mban larg mjekut

Shumica e njerëzve mëngjesin e fillon me një kafe ose çaj për ta freskuar trupin pasi të ngrihen nga shtrati. Por, fillojeni ditën me një gotë ujë të vakët dhe efektet pozitive nuk do të mungojnë,raporton Gazeta Kosova Sot

LEHTËSON TRETJEN Uji i vakët i ndihmon stomakut që më shpejt ta tretë ushqimin, ndërsa që sistemin e tretjes e mban të shëndetshëm. Shmangni ujin e ftohtë para dhe pas shujtave, sepse forcon yndyrat që janë në ushqim dhe krijojnë shtresa dhjamore në zorrë.

ZBUT DHIMBJET Konsiderohet se uji i vakët është ilaçi më i fortë natyral, sepse zbut pothuajse secilën dhimbje, duke filluar dhimbjet te cikli menstrual te femrat që më pas shkakton dhimbje të kokës. Ngrohtësia nga uji ka efekt qetësues dhe lehtëson ngërçet menstruale, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pakë- son dhimbjet në nyja dhe muskuj.

NDIHMON TE KAPSLLËKU Nëse keni probleme me zbrazjen e zorrëve, një gotë me ujë të vakët në mëngjes mund ta zgjidhë problemin dhe ndihmon që ushqimi më shpejt të kalojë. Uji i vakët në stomakun e zbrazët, pos se ndihmon te kapsllëku, pakë- son edhe dhimbjet në lukth.

(Kosova Sot)