Ananasi është një nga ilaçet natyrale më të shëndetshme

  • 25 July 2017 - 09:00
Ananasi është një nga ilaçet natyrale më të shëndetshme

Ananasi njihet si pemë, që ndihmon te humbja në peshë dhe heqja e celulitit, por ndihmon edhe në mbrojtjen e zemrës dhe enëve të gjakut. Kjo pemë përmban pothuajse të gjitha vitaminat dhe 16 lloje të mineraleve. Marrë parasysh se përmban sasi të madhe enzima bromelainë, konsiderohet si një ndër ilaçet më të shëndetshme natyrale. Bromelaina ka shumë përbërës pozitivë për shëndetin: pakëson ënjtjet, ndikon kundër inflamacioneve, tret proteinat, hollon gjakun dhe pakëson dendësinë e mukozës, që është e rëndësishme për ata që vuajnë nga astma dhe bronkiti kronik, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në kombinim me enzimat e tjera mund të ndikojë në zbutjen e simptomave të infeksioneve të traktit urinar. Për këtë shkak, nutricistët ananasin e konsiderojnë si ushqim ideal për njerëzit që vuajnë nga arteroskleroza dhe artriti. Bromelaina është e shkëlqyeshme kundër baktereve të dëmshme në zorrë, e është i mirë edhe për pastrimin e organizmit. Marrë parasysh se bromelaina depërton përmes lëkurës, lëngu nga ananasi mund të përdoret edhe për përdorim të jashtëm. Kjo pemë tropikale stimulon zorrët dhe veshkat dhe kështu heq lëngjet tepricë nga trupi. 

(Kosova Sot)