Hani misër dhe shërojini këto sëmundje

  • 25 July 2017 - 15:40
Hani misër dhe shërojini këto sëmundje

Misri mund të konsumohet në mënyra të ndryshme. Ndaras nga shija e këndshme, ofron edhe këto veti shëruese.

I PASUR ME ANTIOKSIDUES

Sipas studimeve, misri është burim i madh për antioksidues që luftojnë radikalet e lira që e shkaktojnë kancerin. Në fakt, sikurse ushqimet e tjera, zierja e ul sasinë e antioksiduesve të pranishëm në misër. Misri falë përbërësve lufton tumoret që çojnë në kancerin në mëlçi dhe në gji, transmeton gazeta Kosova Sot. 

KONTROLLON DIABETIN DHE HIPERTENSIONIN

Konsumimi i më shumë ushqimeve organike dhe frutave, si misër për shembull, redukton shenjat e diabetit. Po ashtu, misri është i efektshëm kundër hipertensionit. Fitokemikatet në misër rregullojnë absorbimin dhe lirimin e insulinës.

NDIHMON SISTEMIN TRETËS

Misri përmban fibra që metabolizohen nga bakteret në zorrë, duke shtuar numrin e baktereve të mira në zorrë, që më pas ndikojnë për të pasur një tretje të mirë e të shpejtë.

PËRMIRËSOJNË SHËNDETIN E ZEMRËS

Misri përmban folate, lloj i vitaminës B, që njihet se ndihmon në reduktimin e baktereve që ndikojnë në sëmundjet e zemrës. Ushqimi që përmban folate redukton rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjet të tjera përcjellëse. 

(Kosova Sot)