Kombinimet e ushqimeve që ju ndihmojnë të humbni në peshë

  • 25 July 2017 - 21:41
Kombinimet e ushqimeve që ju ndihmojnë të humbni në peshë

 

TON DHE XHENXHEFIL Xhenxhefili është ushqim që lehtëson kalimin e ushqimit nëpër zorrë dhe ju ndihmon ta zbrazni stomakun, duke bllokuar enzimat që shkaktojnë inflamacion. Toni përmban aminoacide omega-3, që parandalojnë ndërtimin e dhjamit përreth abdomenit.

Image

 

PULË DHE SPECA TË KUQ PIKANTË Kur të kombinoni pulën me specat e kuq pikantë do të fitoni një recetë të mirë për të humbur në peshë. Mishi i pulës ka shumë proteina dhe ndihmon të ndiheni të ngopur për kohë më të gjatë. Në shkëmbim, kjo redukton numrin e kalorive që i konsumoni. Specat pikantë e përshpejtojnë shkrirjen e yndyrave dhe tkurrin oreksin

Image

 

SPINAQI DHE VAJI I AVOKADOS Vaji i avokados ju ndihmon të përmirësoni nivelin e kolesterolit. Plus, është ushqim i shkëlqyeshëm që përmban vitamina B dhe E, si dhe minerale e kalium. Nga ana tjetër, spinaqi ju bën të ngopeni më shpejt. Është ushqim që ofron shumë pak kalori.

Image

 

PERIME ME PESHË Kur përzieni perimet me vezë, do të fitoni një pjatë të shijshme me plot vlera ushqyese. Vezët përmirësojnë absorbimin e karotenoideve. Janë pigmente që perimeve ju japin ngjyrën e tyre dhe ndihmojnë kur bëhet fjalë për humbjen në peshë. Një vezë e zier po ashtu është e përsosur për ta shtuar në sallatë

Image

 

PJEPRI DHE RRUSHI Nëse i pëlqeni frutat, kombinimin midis pjeprit dhe rrushit duhet ta përdorni për humbje në peshë. Pjepri është direutik natyral që ndihmon në parandalimin e mbajtjes së lëngjeve. Rrushi, në anën tjetër, është i pasur me antioksidues që reduktojnë yndyrat, si dhe parandalojnë ënjtjet dhe mbajtjen e lëngjeve në trup

Image

 

PATATE DHE PIPER Besojeni ose jo, patatet përmbajnë shumë kalium. Megjithatë, më së miri është t'i konsumoni të ziera ose të pjekura, pa gjalpë apo shtesa të tjera. Opsioni më i mirë për t'i konsumuar është me piper: ndihmon në parandalimin e krijimit të qelizave të reja yndyrore që ndihmojnë të shmangni shtimin në peshë.

Image

 

(Kosova Sot)