Fshehtësi për t'i humbur kilogramët për të mos u kthyer më

  • 26 July 2017 - 17:39
Fshehtësi për t'i humbur kilogramët për të mos u kthyer më

Studimi që kishte përfshirë 50 njerëz të rritur dhe shprehitë e tyre ka ardhur te rezultati se ekzistojnë disa lloje të sjelljeve, që lidhen me humbjen e kilogramëve. Njerëzit që konsumonin vetëm një shujtë në ditë ishin më të prirë për masë më të madhe të indeksit trupor. Nga ana tjetër, te njerëzit që konsumonin minimum tri shujta, masa ishte më e vogël. Për sa u përket njerëzve që kishin një dallim prej 18 orësh midis darkës dhe kafjallit te ata po ashtu ishte vërejtur masa më e ultë trupore, për dallim nga ata që dallimi ishte midis 12 deri 17 orë. Po ashtu, kafjalli ishte më i rëndësishmi. Ata që e kishin konsumuar më shpejt kishin humbur në peshë, në krahasim me ata që e kishin tejkaluar atë.

(Kosova Sot)