Hiqini shtresat dhjamore, lëngu që hollon belin dhe forcon gjoksin

  • 08 August 2017 - 20:47
Hiqini shtresat dhjamore, lëngu që hollon belin dhe forcon gjoksin

Të gjithë ne dëshirojmë trup të fortë dhe të shëndetshëm. Pra, nëse keni fituar në peshë, duhet të veproni sa më shpejt që është e mundur para se dhjami të fillojë të grumbullohet në trupin tuaj. Mirëpo, të gjithë ne e dimë se humbja në peshë nuk është detyrë e lehtë. Epo, ja disa lajme të mira: ekziston një aleat i mirë në luftën kundër mbipeshës – ananasi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kjo pemë është shumë efikase për humbjen në peshë. Edhe pse ka shije të ëmbël, ka vlerë të ultë kalorike dhe dhuron shumë energji. Pos kësaj, ananasi është i pasur me përbërës ushqyes dhe përbërës të shëndetshëm, si vitaminë C, mangan, bakër. Stomaku do t’ju rrafshohet që pas dhjetë ditëve pas përfshirjes së ananasit në ushqim.

Po ashtu lufton radikalët e lirë. 240 gramë ananas kanë 25 mg vitaminë C, 33 mg kalcium, 30 mg magnez dhe 130 kalori. Ananasi është përplot me antioksidues. Ata ngadalësojnë plakjen, nxitin përtëritjen e qelizave dhe ofrojnë elasticitet lëkurës. Kjo sidomos është e dobishme për femrat, sepse mundet ta kthejë fortësinë e gjoksit dhe të shmangin lëshimin.

Femrave u këshillohet që kafenë apo alkoolin ta zëvendësojnë me lëngun e ananasit, sepse mund të ofrojë veti të shumta për gjoksin.

(Kosova Sot)