Shmangni ekspozimin në diell nëse vuani nga 4 gjendjet e mëposhtme shëndetësore

  • 12 August 2017 - 23:13
Shmangni ekspozimin në diell nëse vuani nga 4 gjendjet e mëposhtme shëndetësore

Aty ku hyn dielli, nuk hyn mjeku, por eskpozimi në diell mund të mos jetë aq i dëshirueshëm për lëkurën tuaj. Edhe pse shpeshherë thuhet se dielli i bën mirë lëkurës, por në fakt rrezet UV mund edhe të acarojnë disa lloj sëmundjesh lëkure. Ja cilat janë ato:

1.Ekzema- Tharja e lëkurës është një nga simptomat kryesore tË ekzemës, kështu qË dielli do e përkeqësoje akoma më shumë situatën. Duhet patjetër një hidratim sa më i mirë.

2.Njollat kafe në fytyrë- Kjo gjendje, e quajtur edhe chloasma, ndodh meë shpesh gjatë shtatzënisë, por edhe nga ekspozimi nëe diell. Nëse nuk do të mbroheni situata mund të rëndohet më tepër.

3.Njollat e pleqërisë- Këto janë shenja dhe njolla të pigmentuara qq shkaktohen nga stimulimi i madh i melanociteve, qelizat përgjegjëse që i japin ngjyrë lëkurës suaj. Dielli mund t’i shtoja edhe më shumë ato.

4. Herpesi labial – Edhe pse herpesi labial shkaktohet nga një virus, ekspozimi në diell do e acarojë gjendjen dhe puçrra mund të zmadhohet akoma më shumë. Përdorni balsam mbrojtës dhe hidratojini në çdo moment buzët.

 (Kosova Sot)