USHQIMET E GATSHME QË DUHET T'I EVITON

  • 13 August 2017 - 15:11
USHQIMET E GATSHME QË DUHET T'I EVITON

Ushqimet e gatshme janë plot e përplot me pemë dhe perime të thara, të cilat përpos kalorive të tepërta, nuk ofrojnë vlera ushqyese. Për shkak të aditivëve që gjenden me të madhe te këto ushqime, mund t'ju dëmtohen veshkat dhe mëlçia, sidomos nëse i përdorni shpesh. Për shembull, supat e gatshme ka kohë që përdoren në shtëpitë tona. Por, nëse i shikoni përbërësit e tyre, nuk do t'i konsumoni kurrë më. Shqetësim të veçantë paraqesin glutaminat, të cilat e dobë- sojnë imunitetin, trasmeton gazeta Kosova Sot

Nëse mendoni se "muesli" paraqesin ushqim të shëndetshëm, atëherë gaboheni rëndë, meqë ky ushqim i gatshëm përmban sasi të madhe të sheqerit dhe lecitinës së sojës, të cilat shkaktojnë mundim dhe vjellje. Të dëmshëm janë edhe keksët, të cilët i konsumojmë pa kontroll. Ata përmbajnë emulgatorë, rregullues të aciditetit dhe vaj, sheqer dhe kripë. Aty janë edhe ngjyrat dhe përforcuesit e shijes, ku disa nga këta përbërës mund të shkaktojnë edhe vartësi. 

(Kosova Sot)