Ja cilat janë simptomat e dehidrimit

  • 14 August 2017 - 18:47
Ja cilat janë simptomat e dehidrimit

Gjatë ditëve të nxehta verore uji humbet më shumë nga organizmi, sidomos në formë të djersës, prandaj preferohet që ta kemi një shishe me ujë me vete. Ja disa shenja që tregojnë se organizmi juaj ka humbur sasi të tepërt të uji,raporotn Gazeta Kosova Sot

1. Keni disponim të keq - kur janë të dehidruar njerëzit janë të prirë që të kenë ndryshime të disponimit, janë irritabilë, të lodhur dhe të mërzitur.

2. Era e keqe nga goja - nëse organizmi është i dehidruar, ai prodhon më pak pështymë, gjë që nxit shumimin e baktereve në gojë.

3. Ngërçet - nëse jashtë bën vapë, e muskujt nuk kanë mjaft ujë, atëherë mund të paraqiten ngërçet e tyre.

4. Ju hahet ëmbël - një dëshirë e papritur dhe e pashpjegueshme për ushqime të ëmbla mund të jetë shenjë se organizmit tuaj i mungon uji.

5. Lëkurën dhe sytë i keni të thatë - tharja e lëkurës është shenjë se duhet pirë ujë, po ashtu mund të thuhet edhe për turbullimin e shikimit. Nëse kur qani nuk ju dalin lotët, apo ju dalin fare pak, atëherë edhe kjo është shenjë e dehidrimit. 

(Kosova Sot)