Vera nga manaferrat, ilaç i anemisë

  • 15 August 2017 - 21:58
Vera nga manaferrat, ilaç i anemisë

Vera nga manaferrat njihet qysh moti si një ilaç efikas për shërimin e anemisë. Gjithashtu përdoret edhe në raste të rraskapitjes, për rregullim të tretjes, shtypjes dhe qarkullimit të gjakut. E rrit oreksin, nxit sekretimin e urinës, ndërsa ekzistojnë dëshmi se ndikon pozitivisht edhe në disa sëmundje të lëkurës si puçrrat dhe skuqjet.,raporton gazeta Kosova Sot

RECETA: Përbërësit: 5 kg manaferra dhe 1.5 kilogramë sheqer

Përgatitja: 1. Manaferrat e pastruara e të lara i qitni në një enë të madhe e më pas i shtypni me duar dhe ua shtoni sheqerin. 2. Enën e mbuloni me garzë dhe e lini në një vend më të ftohtë. 3. Lëreni që të qëndrojë një javë. 4. Pas kësaj do të paraqitet një shtresë e dendur që duhet të mënjanohet nga sipërfaqja me lugë, ndërsa verën e filtroni me garzë. 5. Verën e qitni sërish në enë dhe e lini që të qëndrojë edhe një javë. 6. Pastaj e filtroni sërish verën dhe e qitni në shishe të qelqta. 7. Shishet i lidhni me garzë, mos i mbyllni me kapakë sepse mund të thyhen. 8. I ruani në vend të ftohtë dhe pas një muaji mund t'i mbyllni me kapakë. Përdorimi: E pini në mëngjes në lukth të zbrazët ose në mbrëmje para fjetjes. Për qëllime shërimi mjafton doza ditore prej gjysmë decilitri deri në një decilitër e kësaj pijeje në një afat kohor prej 2-3 muajve. 

(Kosova Sot)