SI T'I KUPTONI ZORRËT TUAJA DHE TË NDRYSHONI JETËN?

  • 17 August 2017 - 08:50
SI T'I KUPTONI ZORRËT TUAJA DHE TË NDRYSHONI JETËN?

J anë cilësuar si 'truri i dytë', pasi kaq të rëndësishme janë zorrët për shëndetin në përgjithësi. Kështu, revista "FEMAIL" ka këshilluar autorët australianë të librit të ri, "The Mystery Gut", profesorët Kerryn Phelps dhe Jaime Lee Chambers, për të zbuluar se si mund të merrni kontrollin mbi shëndetin e zorrëve, njëherë e përgjithmonë dhe përse kjo mundet t'jua ndryshojë jetën

SI TË NJIHNI SHËNDETIN E MIRË APO TË KEQ TË ZORRËVE?

E para dhe më e rëndësishmja, është të dini shenjat e shëndetit të mirë apo të keq të zorrëve. 'Janë shumë simptoma për të ngritur alarmin e kuq për zorrët e sëmura', thotë profesor Phelps. 'Këtu përfshihet gjithçka, nga fryrjet, dhimbjen abdominale dhe lëvizjet e parregullta të zorrëve, deri tek ato që më pak pritet, dhimbjet në trup, dhimbje të kokës. Profesoresha Phelps thotë se është kyçe që 'të mendoni shëndetshëm ,mendoni për zorrët'. Ankthet po ashtu ndërlidhen me zorrët, shpjegon ajo. Si indikator i përgjithshëm, profesoresha Phelps thotë se nëse qëndroni mirë me lëvizjet dhe punën e zorrëve, atëherë ushqimi nuk e irriton barkun tuaj, që është shenjë se jeni mirë.

SI MUND TA PËRMIRËSONI SHËNDETIN E ZORRËVE?

Pa marrë parasysh sa i shëndetshëm apo i sëmurë jeni, kjo arrihet me përmirësimin e shëndetit të zorrëve në përgjithësi. Dhe, sipas ekspertëve, është më lehtë se sa që mendoni.'Duke konsumuar shujta të rregullta dhe me orar, kjo është shumë kritike', thotë profesoresha Phelps për "FEMAIL". 'Po ashtu, duke shmangur konsumimin e ushqimit nën stres është ide e mirë', thotë profesoresha. Ajo po ashtu thotë t'ju kushtoni kujdes nutrienteve në ushqim, në veçanti duhet të siguroheni të konsumoni mjaftueshëm lëngje, fibra dhe ushqime natyrale. Ajo po ashtu këshillon të merreni me ushtrime dhe trupin ta mbani në lëvizje.

ÇFARË PËRBËN NJË PJATË PËR DITË TË MIRË DHE PA PROBLEME PËR ZORRËT?

Kështu, nëse nuk keni telashe me zorrët, keni ndaluar së konsumuari ushqim në zyrë derisa jeni nën presion, dhe kjo ju bën të ndiheni më mirë. Tani mund t'i ushqeni zorrët ashtu si duhet! 'Tani, nga perspektiva e nutrienteve, gjëja më e rëndësishme që për çdo ditë të keni zorrë të shëndetshme janë fibrat', thotë Jaime Rose Chambers. 'Këto vijnë nga frutat, perimet, bishtajat dhe drithërat. Nëse në përgjithësi jeni të shëndetshëm, por kërkoni të përmirësoni edhe shëndetin e zorrëve, një dozë e mirë me fibra është e duhura. Për mëngjes hani tërshërë, ndoshta me një banane, pak jogurt për të marrë probiotikët. ÇFARË DUHET TË SHMANGNI? Së fundmi, janë ushqime të caktuara që duhet konsumuar nëse dëshironi të keni zorrë të shëndetshme. 'Karbohidratet e bardha të rafinuara, si buka, nuk do të ndihmojnë', thotë Chambers. 'Ngjashëm me bukën e bardhë, të dëmshme janë edhe ushqimet e yndyrshme, sepse e ngadalësojnë tretjen dhe shkaktojnë kapsllëk".

(Kosova Sot)