A e keni ditur se kjo pemë verore mbron nga kanceri?

  • 17 August 2017 - 14:24
A e keni ditur se kjo pemë verore mbron nga kanceri?

P jepri, krahas shalqirit, është mbrojtës gjatë muajve të verës, derisa shalqiri konsiderohet si pemë, pjepri vjen nga familja e kungulleshkave. Ekzistojnë mjaftueshëm arsye të mira për ta konsumuar.

I MIRË PËR SHËNDETIN E SYVE

I pasur me nutriente për shëndetin e syve, përmban vitaminë A, vitaminë C, luteina, zeaksantinë dhe betakarotinë. Mungesa e vitaminave A dhe C në organizëm shkakton sëmundjet e syve.

UL RREZIKUN NGA ASTMA

Vitaminë C mbron nga astma dhe ndihmon kundër humbjes së oksigjenit, e pjepri është përplot me vitaminë C.

NDIHMON NË RREGULLIMIN E SHTYPJES SË GJAKUT

Kaliumi është kyç për lirimin e natriumit tepricë dhe kështu ul shtypjen e lartë të gjakut. Është i nevojshëm njëkohë- sisht edhe për rregullimin e ekuilibrit të ujit. MBRON NGA KANCERI Pemët e pasura me antioksidues luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e qelizave të shëndetshme nga dëmtimet dhe inflamacionet. Hulumtimet e bëra nga qendra nacionale për bioteknologji (NCBI) tregojnë se si substancat nga pjepri kanë treguar veprim kundër kancerit. 

(Kosova Sot)