Me vetëm një ushqim hiqni kariesin dhe aromën e keqe nga goja

  • 20 August 2017 - 08:44
Me vetëm një ushqim hiqni kariesin dhe aromën e keqe nga goja

Dhëmbët tanë janë pjesë e rëndë- sishme e estetikës tonë. Posedimi i dhëmbëve të bardhë dhe të rrafshët personin e bën më tërheqës dhe dëshmon se kujdeset për higjienën personale. Pasi që ndihmojnë në përtypjen edhe të ushqimit, është e rëndësishme të përkujdesemi për dhëmbët. Problem i shpeshtë është kariesi. Edhe përkundër gjithë këtyre pastave të krijuara nga dentistët dhe kimistët, dhëmbët tanë nuk janë të sigurt nga kariesi. Shfaqja e kësaj sëmundje kalon pa u dalluar derisa shkakton telashe edhe më të mëdha. Lajm i mirë është se ekziston një tretman natyral që ndihmon me largimin e kariesit. Ekspertët irlandezë kanë zbuluar se ekziston prodhimi që heq kariesin. Bëhet fjalë për vajin e kokosit.

 PËRBËRËSIT:

- Vaji i kokosit.

 Si ta aplikoni:

Hidhni dy lugë vaj kokosi në gojë dhe prisni të treten. Shpërlajeni edhe gojën me këtë vaj për disa minuta, deri në momentin kur vaji të ketë arritur te secili dhëmb. Pas një kohe e pështyni vajin nga goja dhe shpëlani dhëmbët rregullisht.

(Kosova Sot)