Zbulohet densiteti i gjinjve kyç për kancer

  • 21 August 2017 - 18:58
Zbulohet densiteti i gjinjve kyç për kancer

Femrat janë mbajtur të painformuara rreth çështjes më të rëndësishme se si mund të preken nga kanceri i gjirit, kanë paralajmëruar disa mjekë me nam. Densiteti i gjirit është shumë faktor shumë i rrezikshëm, madje më i rrezikshëm sesa historia familjare, thonë ata. Midis femrave të reja, katër nga dhjetë raste të kancerit të gjirit mund të fajësojnë densitetin e lartë të gjirit, sipas studimit të fundit të mjekëve amerikan, trasmetob gazeta Kosova Sot

Gjinjtë me densitet të ulët janë të prirë që kryesisht të përbëhen nga qelizat yndyrore, por se gjinjtë me densitet më të lartë kanë proporcion shumë më të lartë për indet e gjëndrave. Sido që të jetë, densiteti mund të përcaktohet vetëm me skanim. Femrave deri më tani nuk ju është thënë nëse kanë apo jo gjinj me densitet të lartë. Një natë më parë, eksperti që kishte udhëhequr me studimin, profesori Jack Cuzick ka thënë se femrave duhet t'ju thuhet - dhe të referohen për skanime të tjera nëse është e domosdoshme. 'Ka argumente të forta shkencore që femrat me densitet të gjinjve kanë nevojë për më shumë skanime, duke thënë se mamografia me "x-ray" pa pasur vështirësi në dallimin e tumoreve te femrat me densitet të gjinjve".

(Kosova Sot)