Supa nga qepa e kuqe, që pastron veshkat

  • 22 August 2017 - 08:34
Supa nga qepa e kuqe, që pastron veshkat

Qepa është një nga ushqimet më shëruese. Me efekt të lartë pastrues dhe prej diuretiku, është ilaç ideal kundër të gjitha problemeve që ndërlidhen me veshkat, infeksionet, gurët në veshka, shkruan gazeta Kosova Sot.

VETITË E QEPËS SË KUQE:

Përmban minerale, si: kalcium, magnez, klor, bakër, hekur, fosfor, jod, silic, squfur. Përmban vitamina A, B, C dhe E. Ndihmon edhe te mbajtja e lëngjeve në organizëm, pastaj lufton inflamacionet, është antioksidues dhe përmirëson frymëmarrjen, mbron nga sëmundjet kardiovaskulare.

PËRGATITENI SUPËN NGA QEPA E KUQE:

Për ta përgatitur supën nga qepa e kuqe, zieni një kokë të qepës në një litër ujë. Mund t'i shtoni edhe majdanoz, që ndihmon për një pastrim edhe më të thellë të veshkave.

SI TA KONSUMONI:

Gjatë ditës, jashtë shujtave, pini supën nga qepa në gllënjka të vogla, në temperaturë të dhomës. Nëse dëshironi, supës mund t'i shtoni edhe lëng limoni. Sugjerohet të konsumoni dy gota po ashtu në lukth të thatë, së paku gjysmë orë para kafjallit

(Kosova Sot)