Arsyet e shëndetshme pse t'i hani kajsitë

  • 13 September 2017 - 20:07
Arsyet e shëndetshme pse t'i hani kajsitë

Kajsitë janë pemë me ngjyrë të bukur, të pasura me nutriente, e arsyet pse duhet t'i konsumoni janë të shumta, transmeton gazeta Kosova Sot.

Shëndeti tretës

Kajsitë e freskëta dhe të thara janë burim për fibra. Fibrat janë shumë të shëndetshme për trupin, por kajsitë e përmbajnë një lloj më unik të tyre, që është edhe më i dobishëm. Kështu shkrihen në një substancë, që ndihmojnë në shkrirjen e aminoacideve, e kur ato shkrihen, zorrët lëvizin më lehtë.

Shëndeti i syve

Kajsitë janë të pasura me kaanthofile dhe karotenoide, nutriente, që ndihmojnë në mbrojtjen e shikimit gjatë plakjes. Po ashtu, ekspertët bëjnë me dije se konsumimi i rregullt i kajsive parandalon humbjen e shikimit.

Shëndeti i zemrës

Kajsitë janë mënyra më e mirë për ta mbrojtur zemrën nga sëmundje të ndryshme, përfshirë sulmet në zemër, pikën në tru dhe arteroskleroza. Sasia e madhe me fibra dietare, vitamina C dhe kalium, kontribuojnë në shëndetin kardiovaskular

(Kosova Sot)