Rozmarina në alkool, ilaçi kundër celulitit

  • 14 September 2017 - 09:18
Rozmarina në alkool, ilaçi kundër celulitit

Celuliti, për fat të keq, është problem i shpeshtë, e sidomos femrat janë të prira për t'u prekur nga kjo gjendje. Shpesh kujton në lëvoren e portokallit. Shkaktarët më të shpeshtë janë ushqimi i fërguar dhe i yndyrshëm, por edhe kafeina. Shumë ekspertë pohojnë se celuliti mund të hiqet ose pakësohet në mënyrë natyrale. Një prej këtyre mënyrave është rozmarina në alkool. Rozmarina në alkool ndihmon edhe te këto probleme: CELULITIN; Kundër ftohjes dhe gripit; Dhimbjet në qafë; Problemet me qarkullim dhe enë të zgjeruara; Parandalon humbjen e flokut. Përbërësit e nevojshëm: 1 degë rozmarinë të freskët, gjethe dhe lule, alkool (alkool mjekësor, por mund të përdorni edhe raki) 1 kavanoz qelqi. PËRGATITJA: Mund të përdorni lule dhe gjethe të thata, por më mirë të freskëta, sepse efekti nuk është i njëjtë. Bimën e copëtoni në pjesë të vogla dhe e vini në një enë. Derdhni alkoolin deri në majë. E mbyllni mirë dhe e lini për 15 ditë në vend të errët. PËRDORIMI: Pas kësaj kohe e vendosni në enë prej qelqit, përsëri ta mbani në vend të errët. Më së miri ndikon kur ta përdorni gjatë natës, para gjumit. Kujdes sytë dhe mos e pastroni fytyrën. 

(Kosova Sot)