Shenjat që zbulojnë se trupi juaj është përplot me helme

  • 14 September 2017 - 09:21
Shenjat që zbulojnë se trupi juaj është përplot me helme

Këto janë shenjat më të shpeshta se trupin e keni përplot me helme. AKNET DHE TENI I KEQ Ushqimi në të cilin mbizotërojnë ushqimet e përpunuara, si salsiçet, shujtat e gatshme, ushqimet me shumë sheqer, mund të shkaktojnë procese inflamatore në lëkurë, që shpesh shfaqen përmes akneve. LODHJA KRONIKE Lodhja kronike dhe mungesa e përqendrimit janë shenjë e sigurt se organizmi juaj është i ngarkuar me helme. Nëse në mëngjes mezi zgjoheni, ose gjatë pjesës tjetër të ditës jeni të përgjumur, edhe pse keni bërë gjumë të mjaftueshëm, kjo është shenjë tipike se ju kanë mposhtur acidet dhe helmet dhe se keni nevojë për një pastrim të organizmit. DHIMBJET E SHPESHTA TË KOKËS Nëse nuk e keni tepruar me shoqëri, nuk keni ngrënë dhe pirë shumë alkool, e në mëngjes keni dhimbje koke, atëherë kjo është shenjë se jeni të ngarkuar nga helmet. Kjo është një dhimbje e kokës e ngjashme si kur ka shumë lagështi në ajër. PROBLEMET ME GJUMË Nëse gjatë natës silleni në shtrat dhe nuk mund të flini, ose zgjoheni midis natës dhe nuk ia dilni më të flini deri në mëngjes, e nuk ka ndonjë arsye reale, kjo është shenjë se helmet janë grumbulluar në trupin tuaj.

(Kosova Sot)