Diabeti, tipi 2, mund të "kthehet prapa" dhe të shërohet

  • 14 September 2017 - 22:04
Diabeti, tipi 2, mund të

Tipi 2 i diabetit mund të shërohet duke konsumuar ushqim me pak kalori, tregon studimi i fundit. Duke konsumuar vetëm 600 kalori në ditë për tetë javë mund të shpëtohen miliona jetë të atyre që vuajnë nga kjo sëmundje. Shkencëtarët nga "Newcastle University" kanë thënë se kaloritë shtesë që shkaktojnë një mëlçi të yndyrshme, shkakton që mëlçia të prodhojë më shumë glukozë. Më pas, yndyra shtesë bartet në pankreas që shkakton dështimin e qelizave që prodhojnë insulinë dhe kështu vjen deri te diabeti. Duke humbur më pak se sa një gram yndyrë nga pankreasi mund të rifillojë prodhimi i insulinës, duke tërhequr prapa diabetin, tipin dy. Kjo gjendje e shërimit të diabetit, tipit 2, mundet të jetësohet dhjetë vjet pasi të jeni prekur për të parën herë nga diabeti, ka thënë autori i studimit, profesori Roy Taylor. Një dietë si kjo, po ashtu ndihmon që një person mesatarisht të humbë rreth 15 kilogramë. Sipas profesorit, humbja në peshë tash e një kohë të gjatë është dëshmuar se ndikon në shërimin e kësaj gjendjeje.

(Kosova Sot)