Si ta trajtoni gastritin në shtëpi?

  • 17 September 2017 - 17:43
Si ta trajtoni gastritin në shtëpi?
Image

 

LËNGU I PATATEVE

Patatet e papërpunuara janë alternativë e hatashme për trajtimin e gastritit. Kjo është shumë e vërtetë nëse përdoret lëngu i tyre, përbërësit e tij reduktojnë inflamacionet në stomak dhe prodhimin e gazrave. Përbërësit: 2 patate. Udhëzimet: Qëroni dy patatet dhe i grini. Më pas, i vendosni në pajisjen për t'i shtrydhur për të marrë lëngun e tyre. Si ta konsumoni: Lëngun e fituar e tretni me ujë të vakët. Kjo i jep konsistencë më të lëngshme. Lëngu rekomandohet ta pini së paku tri herë në ditë. Do të ishte mirë ta pini para secilës shujtë (kafjall, drekë, darkë).

Image

 

UJI I ORIZIT

 Kjo funksionon ngjashëm sikurse me lëngun e patateve. Shkaku i kësaj, është shumë efektiv në trajtimin e sëmundjeve si gastriti. Është një nga alternativat më të lehta shtëpiake për ta bërë dhe për ta konsumuar. Përbërësit: 4 gota ujë, 1/2 e gotës oriz. Udhëzimet: Ngrohni ujin derisa të vlojë. Më pas, shtoni orizin. E lini të vlojë edhe për 8 minuta dhe e hiqni nga zjarri. Përzieni orizin dhe ruani ujin. Prisni derisa të ftohet. E pini dy herë në ditë.

Image

 

JOGURTI NATYRAL

Përbërësit e jogurtit natyral parandalojnë inflamacionet të mukozës gastrite. Ky ushqim është i pasur me antibiotik. Shkaku i kësaj, redukton aftësinë e "Helicobacter pylori" për ta kolonizuar. Jogurtin mund ta përgatisni në shtëpi. Kështu siguroheni se do të jetë krejt natyral. Për ta parandaluar apo për ta trajtuar gastritin, brenda një dite duhet të konsumoni jo më shumë se tri gota jogurt.

Image

 

TËRSHËRA

 Tërshëra ka aftësinë për të trajtuar inflamacionet dhe të djegurat që shkaktohen nga gastriti. Po ashtu, falë përmbajtjes së tyre me fibra, ofrojnë shumë veti shëruese për shëndetin në përgjithësi. Përbërësit: 1 gotë tërshërë, 2 gota ujë. Udhëzimet: Ngrohni ujin dhe zieni tërshërën për gjashtë minuta. Mos e ëmbëltoni me sheqer. Duhet ta pini në orët e mëngjesit, gjatë kafjallit.

Image

 

MJALTI ORGANIK

 Midis shumë vetive shëruese, mjalti organik e lufton gastritin. Kjo për faktin se redukton të djegurat e gjoksit. Për më shumë, ndihmon në shërimin e mukozës gastrite dehe parandalon simptomat. Përbërësit: 1 gotë ujë, 2 ose 3 lugë mjaltë organik. Udhëzimet: Ngrohni një gotë me ujë. Ia shtoni mjaltin dhe e konsumoni. Rekomandohet që këtë tretman ta përdorni për kafjall.

(Kosova Sot)