SUPERUSHQIMET, QË E LUFTOJNË LODHJEN

  • 18 September 2017 - 22:40
SUPERUSHQIMET, QË E LUFTOJNË LODHJEN

Për ta parandaluar dhe luftuar lodhjen, duhet konsumuar ushqime të caktuara, që ju furnizojnë me kalium dhe aminoacide omega 

BANANET

Image

Bananet janë ushqim me energji, që mund t'ju ndihmojnë, kur kaloni nëpër periudha të ndryshme të lodhjes. Kaliumi në banane rregullon shtypjen e gjakut, derisa sheqerin e shndërron në energji për trupin. 

FRAT E KUNGULLIT

Image

Farat e kungullit janë ilaç shtëpiak për t'ju larguar lodhjen derisa e forcojnë sistemin imun. Përmbajnë sasi të madhe me aminoacide omega 3, ofrojnë energji dhe kontrollojnë nivelin e kolesterolit dhe inflamacioneve. 

JOGURTI NATYRAL

Image

Aminoacidet dhe karbohidratet në jogurtin natyral ofrojnë ndihmë të madhe, kur bëhet fjalë për lodhjen. Këto nutriente ofrojnë energji mendore dhe fizike, duke ndikuar që lodhja dhe problemet të qëndrojnë larg jush. 

SPINAQI

Image

 

Spinaqi është perime shumë e shëndetshme. Përmban shumë minerale dhe përmbajtje me fibra që luftojnë simptomat e lodhjes. Përmban edhe sasi të madhe me hekur, kalium dhe magnez që përmirë- sojnë qarkullimin.

TËRSHËRA

Image

Tërshëra është ushqim i mbushur me energji, që secili duhet ta konsumojë së paku 3 herë në javë. E njohur edhe si "mbretëresha e drithërave", tërshëra është përplot me vitamina, aminoacide esenciale dhe fibra. 

SHALQIRI

Image

 

Shalqiri është një nga ushqimet, që më së shumti sugjerohet, kur ta luftoni dehidrimin, simptomë kjo që ndërlidhet me lodhjen. Konsumimi pas ushtrimeve fizike ndihmon në zëvendësimin e lëngjeve të humbura. 

(Kosova Sot)