Mjalti i artë, ilaçi natyral me kurkumë kundër ftohjeve

  • 18 September 2017 - 23:26
Mjalti i artë, ilaçi natyral me kurkumë kundër ftohjeve

Shumë nga ne kemi pasur përvojë me kurkumën. Dikush e përdor si erëz e të tjerët e përdorin për të përgatitur mjaltin e artë që është ideal për nyjat dhe palcën e kurrizit. Të paktë janë ata që e dinë se kurkuma, në kombinim me mjaltin, formon një ilaç të fortë natyral. Posedon efekt të fortë kundër inflamacioneve, i cili jo vetëm se shkatërron bakteret që shkaktojnë sëmundjet, por edhe ndihmon mbrojtjen natyrale. Duke konsumuar këtë ilaç natyral përmirësohet tretja dhe shtohet aktiviteti i florës së zorrës. Ky kombinim është edhe ilaç kundër ftohjeve. Te simptomat e para të ftohjeve përgatitni ilaçin që do ta përdorni për 3 ditë. Në 100 g mjaltë shtoni 1 lugë mjaltë, e përzieni mirë dhe e vendosni në një kavanoz. • Ditën e parë, ilaçin e merrni në çdo 1 orë nga gjysmë luge, gjatë ditës; • Ditën e dytë, merrni çdo dytë orë nga gjysmë luge ilaç; • Ditën e tretë, tri herë në ditë, nga gjysmë lugë ilaç.

(Kosova Sot)