Hiqeni qafe urthin në mënyrë të thjeshtë

  • 19 September 2017 - 18:49
Hiqeni qafe urthin në mënyrë të thjeshtë

MADHËSIA E SHUJTAVE KA RËNDËSI Konsumimi i shujtës së majme shton presionin në muskujt e lukthit që për detyrë e kanë ta mbajnë ushqimin në këtë organ dhe parandalojnë kthimin e tij në ezofag. SHMANGINI SHUJTAT E VONA Konsumimi i shujtave tri orë para se të shkoni në shtrat mund ta përkeqësojë urthin. SHMANGINI USHTRIMET MENJËHERË PAS SHUJTËS Prisni pas shujtës së paku disa orë, në mënyrë që lukthi ta tretë ushqimin, e më pas merruni me aktivitete fizike. INFORMOHUNI PËR USHQIMET QË SHKAKTOJNË URTHIN, SHMANGINI ATO Ushqimi i erëzuar dhe i yndyrshëm, agrumet, pijet e gazuara, kafeja dhe ngjashëm e përkeqësojnë urthin, kështu që ushqimet e tilla duhet t'i shmangi. NDOSHTA DUHET TË HUMBNI NË PESHË Masa e shtuar trupore bën presion shtesë në lukth dhe nxit përmbajtjen e lukthit në ezofag. SHIKONI NËSE URTHI SHFAQET SI PASOJË E DISA ILAÇEVE Kontrolloni te mjeku apo farmaceutiku nëse ekziston mundësia që urthin ta shkaktojnë ilaçet e caktuara. 

(Kosova Sot)