Si ta "rehatoni" kapsllëkun?

  • 19 September 2017 - 18:54
Si ta

Probleme me tretjen kemi pothuajse të gjithë. Problemi më i shpeshtë është kapsllëku. Nëse ushqeheni shëndetshëm, pini lëngje mjaftueshëm dhe bëni jetë aktive, vështirë se do të keni probleme me kapsllëkun. Nëse nuk keni tretje të rregullt dhe normale, atëherë kjo shkakton telashe. Për zgjidhje të shpejtë, ja si të veproni. PEMËT Bananet e zeza janë opsion i hatashëm. Blini ato të verdha dhe me njolla ezmere. Mundeni edhe t'i përzieni me lugë dhe të shtoni pak jogurt probiotik. Por, me krahasim nga bananet, fiku i thatë është shumë i vlerësuar në këtë drejtim, por edhe kumbullat e thata kur në pyetje është kapsllëku. Vetëm gjysmë gotë fik i thatë, ka rreth 7.3 g fibra, që janë 19 për qind e nevojave ditore për meshkujt dhe 28 për qind për femrat. PERIMET Përzieni "smoothie" të gjelbër. Perimet e përziera janë përplot me klorofil dhe fibra, që shpejt e shtyjnë ushqimin përmes sistemit tretës dhe e pastrojnë organizmin dhe pastrojnë zorrët. Edhe fasulja ndikon kundër kapsllëkut. Po ashtu, edhe tërshëra nxit funksionimin e zorrëve dhe përshpejtojnë pastrimin e organizmit. 

(Kosova Sot)