Vetitë e fuqishme të qershive

  • 20 September 2017 - 17:26
Vetitë e fuqishme të qershive

Konsumimi i qershive ju ofron shumë kënaqësi, e pos kënaqësisë, qershitë ofrojnë edhe shumë dobi për organizmin dhe shëndetin në përgjithësi, transmeton gazeta Kosova Sot. Veti prej antioksiduesi Qershitë posedojnë antioksidues të fuqishëm që quhen cianidinë dhe antocianine. Studimi i fundit tregon se aktiviteti i këtyre substancave krahasohet me produktet, që i hasim në treg. Po ashtu, kanë sasi të madhe me kuercetinë, që është shumë i fuqishëm dhe vepron si antioksidues. Ulin rrezikun për dëmtimin e zorrëve Duke konsumuar qershitë, ulet rreziku për dëmtimin e zorrëve për 35 për qind, sipas një studimi në të cilin kishin marrë pjesë rreth 633 pacientë, që kishin telashe me zorrë. Promovojnë gjumë më të mirë Qershitë përmbajnë melatoninë natyrale, e cila njihet në uljen e rrezikut nga stresi oksidues dhe inflamacioneve. Po ashtu, luajnë rol në gjumë dhe në rigjallërimin e trupit. Ekspertët thonë se edhe konsumimi i vishnjave prodhon melatoninë që e ndihmon gjumin

(Kosova Sot)