Sa duhet të ushtroni për të humbur gjysmë kilogrami?

  • 20 September 2017 - 21:23
Sa duhet të ushtroni për të humbur gjysmë kilogrami?

E vërteta nganjëherë vërtet dhemb. Ushtrimet dhe ushqimi i ekuilibruar janë formula e përsosur, dhe e vetme, për të arritur atë që dëshironi, të hiqni kilogramët shtesë dhe të dukeni bukur, transmeton gazeta Kosova Sot. Por, nuk është e caktuar saktë se sa ushtrime ju nevojiten. Përgjigjja do të mund t'ju befasonte, e ndoshta edhe t'ju zhgënjejë, sepse për të hequr vetëm gjysmë kilogrami vërtet duhet të mundoheni shumë. Ekspertët thonë se për fillim duhet të jemi të vetëdijshëm se si funksionon trupi ynë. Gjysmë kilogrami yndyrë kanë 3.500 kalori. Një ushtrim kardio prej 30 minutash në ditë, për shtatë ditë, me ushqimin e shëndetshëm dhe konsumimin e përgjegjshëm të kalorive që i përgjigjet tipit dhe ndërtimit të trupit tuaj. Ushtrimet kardio për një periudhë kohore prej 30 minuta, pesë herë në javë humbin gjysmë kilogrami. Por, ekspertët thonë se një qasje e tillë nuk është e shëndetshme, sepse kjo shpejt ndalon të "veprojë". Me këtë pajtohet edhe ekspertja Mahri Relin, e cila me vite punon si trajnere personale. Ajo udhëzon që mos të teprohet me asgjë.

(Kosova Sot)