Sheqeri natyral në mjaltë dhe pemë përmirëson punën e trurit

  • 20 September 2017 - 21:32
Sheqeri natyral në mjaltë dhe pemë përmirëson punën e trurit

Shumica e ekspertëve sugjeron pakësimin e konsumimit të sheqerit që ul shtypjen e gjakut dhe rrezikun për sulm në zemër, por mjeku Drew Ramsay konsideron se sheqeri mund të ketë efekte pozitive dhe të dobishme për trurin, transmeton gazeta Kosova Sot. Ai thekson se sheqeri është vital për shëndetin e trurit, i cili përdor 400 kalori glukoze për çdo ditë, por kjo nuk do të thotë se konsumimi i dy çokollatave trurit tuaj ia ofron energjinë cilësore. Me rëndësi është të vijë sheqeri, për të cilin ka netojë truri. Por, nga këto 400 kalori që për çdo ditë i nevojiten trurit, një e katërta duhet të merret përmes ushqimit. Fruktoza, që e hasim në ushqime të dëmshme, nuk është e dobishme, por sheqernat natyrale që i hasim në mjaltë, shurupin e dafinës dhe pemë, në masë të madhe kontribuojnë për trurin. Është me rëndësi të dihet se sa sheqer saktë hasim në secilin ushqim. Për shembull, një banane mesatare përmban 14 gr sheqer natyral. Në lakrën jeshile po ashtu ka sheqer. Përfundimi i mjekut është se sheqeri natyral i ndihmon trurit të funksionojë më mirë.

(Kosova Sot)