Aktivizoni metabolizmin me këtë çaj djegës

  • 20 September 2017 - 23:23
Aktivizoni metabolizmin me këtë çaj djegës

XHENXHEFILI

Rrënja ekzotike ofron shijen pikante. Po ashtu trupit i ofrojnë ngrohtësi freskuese. Kjo është shumë e dobishme, pasi që heq qafe lëngjet dhe helmet e mbetura në trup. Po ashtu, është i hatashëm për tretjen dhe shëndetin e femrave.

KANELLA

Kanella është një erëz e hatashme për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Përmirëson tretjen dhe stimulon metabolizmin, në mënyrë që të humbni në peshë.

SPECAT E KUQ PIKANTË

Nuk duhet të keni frikë nga shija pikante. Në vend të kësaj, më mirë ta shtoni në ushqimin tuaj. Përbërësit e specave të kuq pikantë ekuilibrojnë funksionimin e trupit.

PIPERI I ZI

Piperi i zi ka shije paksa më të butë se specat e kuq pikantë. I kombinuar me shafranin. Këto janë dy erëza që kanë efekt të hahatshim kundër inflamacioneve dhe tumoreve.

SHAFRANI

Shafrani është një erëz me shumë veti të dobishme për shëndetin. Duhet ta konsumoni për çdo ditë. Përshtatet me të gjitha gjellët, ëmbëlsirat dhe pijet.

LËVORJA E LIMONIT

Lëvorja e limonit ka shumë veti shëruese sesa vetë limoni. Shkaku i kësaj, gjithmonë duhet ta shtoni në lëngje, sallatë dhe "smoothie".

PËRGATITJA E ÇAJIT - PËRBËRËSIT:

1 lugë xhenxhefil pluhur apo xhenxhefil të freskët. 1 lugë kanellë pluhur Pak speca të kuq pikantë 1/2 e lugës piper të zi 1 lugë pluhur shafrani 1 lëvore të limonit organik 4 gota ujë

Si të veproni:

Së pari, shtoni ujin në një enë dhe e vloni. Më pas, shtoni lëvoren e limonit dhe e lini të zihet për 5 deri 10 minuta. Pas kësaj kohe, ndalni temperaturën e lartë dhe shtoni erëzat e tjera. Pastaj, e lini të qëndrojë për 10 minuta, duke e mbuluar enën. Më pas, e përzieni dhe e lini të ftohet para se ta pini. Po deshët, mund ta ëmbëltoni me pak sheqer, mjaltë apo bimën stevia.

(Kosova Sot)