Përmirësojeni shëndetin e veshkave me këto ushqime nga kuzhina

  • 22 September 2017 - 14:56
Përmirësojeni shëndetin e veshkave me këto ushqime nga kuzhina

Ushqimi i shëndetshëm është esencial për t'i mbajtur në përsosmëri veshkat dhe për të shmangur komplikime të caktuara që mund të shkaktojnë dëme për pjesën tjetër të trupit. Ja cilat janë ato ushqime

LAKRA JESHILE

Image

Lakra jeshile rekomandohet shumë si ushqim për të mbrojtur veshkat që mund të dëmtohen nga radikalet e lira dhe toksinat. Është ushqim i pasur me fitokemikate dhe fibra natyrale, e kur absorbohen, mbrojnë qelizat dhe indet në trup. Ul edhe rrezikun nga infeksionet. 

MANAFERRAT

Image

Konsumimi i rregullt i manaferrave të freskëta trupit i ofron sasinë e duhur me vitamina A dhe C, të dyja janë të domosdoshme për promovimin e funksionimit të veshkave. Përbërësit e tyre prej diuretiku përkrahin eliminimin e lëngjeve nga trupi dhe po ashtu ulin rrezikun për inflamacion në veshka.

HUDHRA

Image

 

Konsumimi i rregullt i hudhrave të papërpunuara ndihmon në uljen e rrezikut për të vuajtur nga infeksionet urinare dhe infeksionet në veshka. Përmban antioksidues dhe përbërës antibakterialë që ndihmojnë në heqjen e toksinave të akumuluara dhe mikroorganizmave nga veshkat. 

MOLLËT

 
Image

Mollët kanë efekt detoksues dhe diuretik që përkrahin pastrimin e veshkave. Niveli i lartë i tyre me fibra diuretike, duke shtuar këtu edhe antioksiduesit, e forcojnë shëndetin e veshkave dhe ulin rrezikun për formimin e gurëve në veshka dhe infeksionet. Përmbajnë acide natyrale që parandalojnë inflamacionet. 

PATËLLXHANI

Image

Përfshirja e patëllxhanit në menynë tuaj të rregullt mund t'ju ndihmojë që veshkat t'i mbani të shëndetshme dhe, me kalimin e kohës, ta përkrahni edhe shëndetin kardiovaskular. Ky ushqim është I pasur me vitamina A dhe C, si dhe minerale si kalium. Këto ndihmojnë në pastrimin e veshkave dhe eliminojnë zhvillimin e sëmundjeve kronike. 

VAJI I ULLIRIT

Image

Aminoacidet e shëndetshme që i gjejmë në vajin e ullirit jo vetëm se janë ideale për rregullimin e nivelit të kolesterolit, por edhe e ulin stresin oksidues dhe promovojnë funksionimin e veshkave. Përbërja e lartë e tyre me antioksidues mbron qelizat nga efektet negative të radikaleve të lira, redukton rrezikun për kancer dhe inflamacione.

(Kosova Sot)