Këto janë ushqimet që zverdhin dhëmbët

  • 24 September 2017 - 10:24
Këto janë ushqimet që zverdhin dhëmbët

Revista "Business Insider" ka publikuar një listë të ushqimeve që ndikojnë që dhëmbët të marrin disa nuanca të ngjyrës së verdhë. Ushqimi i thartë, si agrumet dhe domatet, dëmtojnë smaltin e dhëmbëve, duke zbuluar nuancat e verdha. Kafeja përmban taninë, që me kalimin e kohës shfaq njollat e errëta në dhëmbë dhe e shton efektin e ushqimeve të tharta. Pigmentet organike në disa lloje të frutave të malit (boronica, mjedra, shegë) krijojnë njolla të errëta në dhëmbë. Vera e kuqe shkakton shfaqjen e nuancave të hirta në dhëmbë që është shumë më e vështirë për t'i zbardhur në krahasim me njollat e verdha. Vera e bardhë njollat e ndryshme në dhëmbë i bën edhe më të errëta shkaku i kemikateve që ngjyrosin dhëmbët edhe më thellë. Secili ushqim që përmban ngjyra artificiale, sidomos ëmbëlsirat dhe pijet sportive. Ngjyrat e tilla ndikojnë negativisht në smaltin e dhëmbit, por gjithashtu e dëmtojnë edhe rrënjën e dhëmbit.

(Kosova Sot)