Ushqehuni si Cindy Crawford, 5 kg më pak për një javë

  • 24 September 2017 - 10:27
Ushqehuni si Cindy Crawford, 5 kg më pak për një javë

Fshehtësia e harmonisë së saj është në sportin e rregullt dhe ushqimin e rregullt, transmeton gazeta Kosova Sot. Por, nganjëherë Cindy i lejon vetes që të relaksohet dhe të konsumojë ushqime të "ndaluara", të cilat ngjiten në ijë, stomak dhe fundshpinë. Cindy peshon 58 kg dhe këtë peshë e mban gjithë jetën. Ideja për shujta gjatë një dite: Kafjalli: vezë të fërguar, djathë të fortë (30 g) 1 rriskë bukë të thekur; Zamra: mollë të gjelbër, rrush ose sallatë pemësh (150 g); Dreka: peshk ose mish pule (150 gr) me perime të ngrira, pak bukë të thekur. Zarma: portokall ose 30 g djathë Darka: mish gjedhi të zier (150 g), sallatë me perime (100 g) me 1 lugë vaj ulliri, ¼ e gotës fasule të zier. Para se të shkojë në shtrat: 1 jogurt ose kefir me pak yndyrë. E hënë: supë, perime të freskëta dhe jogurt dietal. E martë: supë, pemë të freskëta dhe jogurt pa yndyrë. E mërkurë: supë, pemë dhe perime të freskëta. E enjte: supë dhe mish pule të zier. E premte: supë, mish gjedhi të zier ose shpezësh. E shtunë: supë, perime të freskëta dhe jogurt me pak yndyrë. E diel: supë, perime të freskëta dhe pemë.

(Kosova Sot)