A e dini se ushqimi i ëmbël shkakton depresionin?

  • 25 September 2017 - 09:20
A e dini se ushqimi i ëmbël shkakton depresionin?

Edhe pse kur hasim në një pjesë tortë me çokollatë na kënaqen sytë, disa thonë se kjo jua rregullon ditën, e disa ekspertë thonë se konsumimi i tepërt i ushqimeve të ëmbla mund të shkaktojë çrregullime mendore, midis tyre edhe depresionin. Në fakt, organizata "World Health Organization" thekson se konsumimin e ushqimeve të ëmbla duhet reduktuar në 5 për qind derisa në shumicën e vendeve kjo është dyfishi. Një në gjashtë persona vuan nga ndonjë lloj i çrregullimeve mendore si ankthet. Hulumtimi nga viti 2002 ka vëzhguar lidhjen midis depresionit dhe konsumimit të sheqerit e rezultatet kanë treguar se të anketuarit, që kishin konsumuar më shumë sheqer kishin treguar shenja të depresionit. Ekspertët ende nuk janë plotësisht të sigurt, por disa besojnë se bëhet fjalë për ndryshimet biologjike, që mund të shkaktohen si pasojë e konsumimit të tepërt të ushqimeve të ëmbla. Për shembull, ushqimi që përfshin sasi të madhe të sheqerit dhe yndyrave pakëson sasinë e disa proteinave (BDNF), kështu ndikon në rritjen dhe zhvillimin e disa qelizave të caktuara në tru, që mund të ndikojë në zhvillimin e depresionit.

(Kosova Sot)