Top-katër superushqimet, që secili duhet t'i konsumojë më shumë

  • 25 September 2017 - 22:36
Top-katër superushqimet, që secili duhet t'i konsumojë më shumë

Termi 'superushqim' është termi që u referohet ushqimeve me nutriente të mbushura me antioksidues dhe me vitamina. Renée Elliott, themeluese e dyqanit të parë në Britani me ushqime organike "Planet Organic", thotë se disa përbërës të zakonshëm mund të jenë krejt "super".Libri i saj më i ri me titull "What To Eat And How To Eat It", ('Çfarë të hamë dhe si të hamë'), fokusohet në 99 top-ushqimet natyrale, që duhet t'i hamë më shpesh, derisa ne ju sjellim katër prej tyre

MOLLËT

Image

Një mollë në ditë mjekun e mban larg shtëpisë, sepse ofron veti të shumta shëruese për shëndetin. Është e lehtë t'i merrni gjithë këto veti shëruese, sepse ka me bollëk dhe janë kaq të zakonshme. Ia vlen t'i përfshini në menynë tuaj. Vetitë shëruese: Ka shumë studime, që e dëshmojnë se mollët ofrojnë dobi për shëndetin kardiovaskular dhe ofrojnë antioksidues, sepse përmbajnë pektinë ose fibra që treten në ujë dhe kanë përbërje të përzier me polifenole (substancë e gjetur në bimët që kanë antioksidues). Hulumtimet e fundit janë fokusuar në këtë ekuilibër unik të polifenoleve në mollë, disa prej tyre janë më shumë të përqendruar në lëvoren e saj se sa në brendinë. Këto studime konsumimin e mollëve e kanë ndërlidhur me uljen e rrezikut për astmë dhe kancer të mushkërive. 

FASULET E ZEZA

Image

Fasulet e zeza, po ashtu, njihen edhe si fasulet e zeza breshkë apo fasulet e zeza kubane. Janë të lira për t'u blerë, lehtë për t'u përgatitur dhe të shijshme për t'i konsumuar. Vetitë shëruese: Ajo që i bën të veçanta fasulet e zeza është përmbajtja e tyre me nivel të lartë me antioksidues, pasi përmbajnë shumë antocianinë, pigmente këto që dhurojnë ngjyrën e zezë dhe të kaltër frutave, boronicave dhe fasuleve. Sa më e errët në ngjyrë, që është fasulja, aq më i lartë është niveli me antioksidues. Fasulet e zeza janë të pasura me proteina, fibra, zink, bakër dhe molibdenum. Molibdenumi është kyç, por mineral më pak i njohur i cili aktivizon enzimat e nevojshme për detoksimin e trupit. Po ashtu lidhet me jetëgjatësinë. 

SARDELET

Image

Ushqim i shpejt brilant, sardelet janë të lira, lehtë për t'u përgatitur dhe të shijshme. Emrin e kanë marrë nga ishulli italian Sardinia. Vetitë shëruese: Ky superpeshk është i mbushur me proteina dhe me aminoacidet omega 3. Janë një nga burimet më të mira për vitaminat B12 dhe janë burim i hatashëm për vitamina D. të pasura me shumë nutriente, sardelet në veçanti janë të shëndetshme për zemrën dhe eshtrat. Sardelet janë peshk i yndyrshëm, janë në majë të listës së peshqve dhe pse ndikojnë në mosakumulimin e merkurit, që e hasim te peshqit e tjerë të yndyrshëm. Për këtë fakt, sardelet janë të shkëlqyeshëm për fëmijët dhe gratë shtatzëna dhe duhet të konsumohen shpesh. 

ARRAT

Image

 

Arrat, të cilat kultivohen me mijëra vite, janë thesar i vërtetë prej një ushqimi, por përdoren edhe në mjekësi. Ekzistojnë disa lloje, e nga tri llojet, arrat e zeza dhe të bardha origjinën e kanë nga Amerika Veriore. Vetitë shëruese: Arrat përmbajnë 65 për qind yndyrë të shëndetshme. Disa interesante në veçanti që ka të bëjë me arrat është se si ushqim me nivel të lartë të yndyrës, është se janë ushqim shumë i dobishëm për pothuajse 25 për qind të amerikanëve të rritur me sindromën metabolike. Kombinimi i gjendjeve si sindroma metabolike, niveli i lartë i yndyrave në gjak, shtypja e lartë e gjakut, kolesteroli dhe mbipesha, në fakt kanë dobi nga konsumimi i arrave. Rezultatet do t'i dalloni brenda një muaji.

(Kosova Sot)