Ilaçet më efikase kundër kollës së thatë dhe bronkitit

  • 11 October 2017 - 23:22
Ilaçet më efikase kundër kollës së thatë dhe bronkitit

Bronkiti më shpesh shfaqet gjatë dimrit apo në kohë të ftohtë. Bronkiti është kollë që fillon papritmas si pasojë e infeksioneve me viruse që prekin organet e frymëmarrjeve.

Përbërësit e nevojshëm:

- 1 lugë vaj ulliri,

- 1 lugë mjaltë,

- 1 të kuqtë e vezës,

 - ¼ e lugës sodë të bukës,

 - 250 ml qumësht.

 Përgatitja: Vlojeni qumështin, kur të jetë ftohur shtoni vajin e ullirit, mjaltin, të kuqtë e vezës dhe sodën e bukës. Konsumimi: E konsumoni në orët e mbrëmjes para gjumit, së paku 5 net. Pos kësaj, ju prezantojmë edhe një recetë për pastrimin e mushkërive.

Përbërësit e nevojshëm:

- 1 lugë mjaltë,

- 2 lugë vaj ulliri,

- 2 lugë lëng limoni,

 - 2 lugë ujë.

Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit dhe ilaçi është i gatshëm, ta konsumoni në mëngjes në lukth të thatë, së paku 5 ditë.

(Kosova Sot)