Sinkronizimi i valëve të trurit, duke përdorur pulsin elektrik, mund ta 'rimbushë' kujtesën dhe të ndihmojë në trajtimin e autizmit - Shëndetësia - Kosova Sot
Sinkronizimi i valėve tė trurit, duke pėrdorur pulsin elektrik, mund ta

Sinkronizimi i valėve tė trurit, duke pėrdorur pulsin elektrik, mund ta 'rimbushė' kujtesėn dhe tė ndihmojė nė trajtimin e autizmit

Duke sinkronizuar valët e trurit, duke përdorur pulse nga elektroda, mund të 'rimbushë' trurin, janë të gjeturat e studimit të fundit. Shtytja artificiale mendore mund të përdoret kur merreni me detyra të vogla, ose rimarrja pas gabimeve, transmeton gazeta Kosova Sot. Kjo mund të ndihmojë në përmirësimin kujtesës, të përqendroheni në vetë-kontroll, pohojnë hulumtuesit. Kjo teknikë eventualisht mund të ofrojë një mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt për ta stimuluar trurin, dhe një ditë mund të trajtojë çrregullimet psikike, si autizmin, thuhet në studim. Gjendjet, si ankthet, sëmundja e Parkinson-it, autizmi, skizofrenia dhe "ADHD", të gjitha tregojnë shenja të sinkronizimit të çrregullimit të valëve të trurit dhe pulsi me elektrodë mund ta përmirësojë këtë. Hulumtuesit janë fokusuar në dy pjesë të trurit, korteksin e mesëm frontal dhe korteksin lateral para-frontal. Korteksi i mesëm frontal ju ndriçon kur jeni të befasuar apo kur bëni gabime, përderisa korteksi para-frontal është i përfshirë në rregulla dhe në arritjen e qëllimeve dhe na ndihmon neve të realizojmë veprimet dhe vendimet tona. 'Këto me gjasë janë dy nga pjesët më fondamentale të përfshira në funksionimin ekzekutues dhe vetë-kontroll', thotë autori i studimit, Robert Reinhart.

(Kosova Sot)

1 orë e 50 minuta më parë