Përgatitjet e lëngshme që heqin inflamacionet në fyt

  • 13 October 2017 - 17:40
Përgatitjet e lëngshme që heqin inflamacionet në fyt

Sezoni dimëror sjell ftohjet dhe gripin dhe të gjitha simptomat. Për fat, ekzistojnë ilaçe natyrale që e luftojnë këtë gjendje. ÇAJ NATYRAL PËR SHËRIMIN E SINUSEVE Përbërësit: : • 1 sasi kanellë, • ¼ e lugës kurkumë të bluar, • gjysmë luge xhenxhefil të bluar, • 1 lugë e madhe lëng limoni, • gjysmë luge mjaltë, • gjysmë luge uthull molle. Përgatitja: Përbërësit derdhini në ujin e vluar dhe i përzieni. Efekti: Edhe mjalti, edhe kanella veprojnë kundër viruseve, baktereve dhe kundër inflamacioneve, e forcojnë sistemin imun për t'ju përgjigjur sulmeve. ELIKSIRI I NGROHTË NGA ANANASI PËRBËRËSIT: • gjysmë gote lëng ananasi, • 1 spec pikant të bluar, • 1 lugë mjaltë, • gjysmë luge uthull molle. Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit në një enë dhe i ngrohni. Efekti: Ananasi posedon efekt kundër inflamacioneve, redukton formimin e mukozës dhe qetëson fytin. Është i pasur me vitaminë C, që e forcon sistemin imun dhe parandalon simptomat e ftohjes.

(Kosova Sot)