Supa e "gjyshes" që është ilaçi më i mirë

  • 13 October 2017 - 17:47
Supa e

Të gjithë e njohim nga fëmijëria se sa herë jemi sëmurë, gjyshet tona na kanë shërbyer një supë pule. Edhe pse ndoshta nuk i dimë arsyet, disi edhe neve na ka mbetur kjo shprehi. Ja çfarë shëron:

PASTRON TRUPIN

Kjo supë shëron, por edhe ruan shëndetin aktual, e që njihet edhe për faktin se e hidraton trupin. Trupin kur e sulmojnë viruset he alergjenet, atëherë përbërësit nga kjo supë mbrojnë organizmit. Supa e pulës është mënyra më e mirë që trupi të pastrohet nga viruset, sepse përshpejton hedhjen e materieve të dëmshme nga trupi.

DEZINFEKTON

Supa e pulës përmban mjaft kripë, e falë edhe erëzave që i shtohen, kur kalon përmes fytit, ka efektin e fortë. Me fjalë tjera, hedh jashtë bakteret nga fyti, sipërfaqja e gojës dhe bajamet.

PASTRON SINUSET

Ngjashëm sikurse lëngjet e ngrohta, si çaji, konsumimi i supës së ngrohtë ndikon që sinuset të pastrohen e me vetë këtë edhe simptomat e gripit dhe viruseve.

FORCON ORGANIZMIN

Kur trupi dhe organizmi nga brenda të jenë të lodhur dhe të kenë mbetur pa energji, siç është rasti me ftohje dhe me viruse, asgjë më mirë nuk ndikon se sa një supë e ngrohtë me mish pulës, me shtesa të perimeve të ndryshme dhe me erëza.

(Kosova Sot)