Ushqimet që ju ndihmojnë të dobësoheni gjatë ditëve të ftohta

  • 13 October 2017 - 21:39
Ushqimet që ju ndihmojnë të dobësoheni gjatë ditëve të ftohta

MJALTI NATYRAL

Mjalti e zëvendëson sheqerin. Vetitë shëruese e bëjnë këtë prodhim të domosdoshëm për ushqimin dimëror. Mirëpo, duhet mbajtur mend se përkundër gjithë vetive shëruese, mjalti përmban më shumë kalori se sheqeri.

VERA E ZEZË

Një gotë verë e zezë është zgjedhje e shkëlqyer për një darkë të lehtë. Shkencëtarët kanë dëshmuar se konsumimi i moderuar i verës së zezë ndikon mirë në mbarë trupin. Vera është antioksidues i fortë, që ngadalëson plakjen dhe mundet ta parandalojë zhvillimin e kancerit. Pos kësaj, një gotë verë e zezë nuk përmban më shumë se 100 kalori.

FARAT E LULEDIELLIT

Sikurse që tregojnë edhe studimet e shumta, farat e lulediellit përmbajnë sasi të mjaftueshme me proteina, vitamina B dhe acid folik. Pos kësaj, farat e lulediellit janë antioksidues i hatashëm, ndihmojnë edhe në forcimin e sistemit imun dhe ndikojnë që njeriu të ketë një dukje të shëndetshme të lëkurës dhe flokut. 

(Kosova Sot)