Ilaçi ndodhet në natyrë, uleni kokën dhe shërbehuni me të

  • 14 October 2017 - 10:33
Ilaçi ndodhet në natyrë, uleni kokën dhe shërbehuni me të

Me përzgjedhjen e ushqimeve të caktuara në shumicën e rasteve mund ta rregulloni nivelin e kolesterolit të mirë dhe të keq dhe kështu pakësoni gjasat për t'u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Ju prezantojmë ushqimet që ju ndihmojnë në këtë drejtim. PEMËT ME LËVOZHGË TË FORTË Pemët me lëvozhgë të fortë janë zamër ideale. Sikurse edhe në peshk, hasim aminoacidet e shëndetshme që e ulin nivelin e kolesterolit të keq në qeliza. Disa pemë janë më të mira se të tjerat, por në sasi të moderuar janë gjithmonë të dëshiruara në ushqim. MST/ Perimet me gjethe të gjelbër Të gjithë e dimë se perimet e gjelbra janë të shëndetshme, e sidomos janë të përdorshme në luftën kundër kolesterolit. Me secilën shujtë konsumoni sallatë ose spinaq, janë përplot me vitamina e minerale, si dhe me fibra. AVOKADO Avokado është burim i pasur për aminoacidet e shëndetshme dhe mundet të jetë aleat në luftën kundër kolesterolit. ÇAJI Përcaktohuni për çajin e gjelbër apo për ndonjë përzierje të llojeve të ndryshme të çajit që për qëllim kanë uljen e kolesterolit. Në çajin e gjelbër hasim antioksidues që organizmit i ndihmojnë që ta luftojë kolesterolin e lartë. 

(Kosova Sot)