Fytyra është pasqyra e jetës: Masazhi në mjekër shëron kapsllëkun

  • 15 October 2017 - 18:18
Fytyra është pasqyra e jetës: Masazhi në mjekër shëron kapsllëkun

Brenga kryesore e femrave është shfaqja e rrudhave përreth buzëve që i konsiderojnë shenja të plakjes, por pak e mendojnë se pse janë shfaqur, nëse ka ndodhur nga tymi i duhanit. Problemi mund të zbutet me aplikimin e rregullt të balsamit për buzë dhe duke hequr dorë nga duhani.

DEHIDRIMI

Plagët në këndin e buzëve mund të tregojnë mungesën e vitaminave B, thotë Nataliya Robinson. Ajo sugjeron që në ushqimin tuaj të përfshini sa më shumë drithëra, perime të gjelbra dhe mish - të gjitha janë të pasura me vitaminat e grupit B. Edhe buzët e thata janë shenjë e një çrregullimit. Ka të bëjë me dehidrimin e brendshëm, por edhe mundet të jetë shenjë e mungesë së vitaminave B, apo edhe nivelit të ulët me hekur. Do të ishte mirë ta shtoni konsumimin e ujit, por edhe ta kontrolloni nivelin e hekurit. Ajo po ashtu këshillon që duke bërë masazh me lëvizje të buta në mjekër mund të zbut problemin me kapsllëkun. Edhe në ballë ekzistojnë pika të caktuara që mund të dërgojnë drejt problemeve me tretjen. Linjat horizontale në ballë janë një shenjë. Kundër këtyre problemeve mund të luftoni edhe me një gotë ujë të vakët me lëngun e shtrydhur nga gjysmë limoni, që do ta pini në mëngjes, porsa të zgjoheni në lukth të thatë.

(Kosova Sot)