Lëngu më i mirë se kafeja: Ofron energji, shkrin dhjamin në bel, por mos pini më shumë se një got

  • 15 October 2017 - 18:20
Lëngu më i mirë se kafeja: Ofron energji, shkrin dhjamin në bel, por mos pini më shumë se një got

Pija që më së shpeshti konsumohet në mëngjes përfundimisht është kafeja. Edhe pse kafeina shton nivelin e energjisë në trup, kjo ndikon për kohë të shkurtë, e nëse e pini me qumësht dhe sheqer, kjo ndikon negativisht në linjën tuaj. Nga ana tjetër, konsumimi në vend të kafesë, ta zëvendë- soni me çaj të zi, kënaq të gjitha nevojat për ngritje të energjisë dhe ndikon pozitivisht në trup. Jo vetëm se çaji i zi përmbush nevojat me kafeinë, por ka ndikim edhe në humbjen në peshë. Mundet të prodhojë baktere të shëndetshme në zorrë e madje edhe ta përmirësojë punën e metabolizmit. Anët e mira të çajit të zi:

- rrit energjinë;

 - kthjell dhe forcon përqendrimin;

- është antioksidues natyral;

- ndikon në masë parandaluese te disa forma të kancerit;

- ul rrezikun nga diabeti;

- ul kolesterolin;

- ul rrezikun për sëmundjen e Parkinson-it;

- ndikon si masë parandaluese te osteoporoza;

 - përshpejton metabolizmin; - ul rrezikun nga sulmi në zemër.

Anët e këqija të çajit të zi (nëse pini më shumë se 3 apo më shumë gota në ditë): - shton ankthet; - shkakton probleme me gjumë;

- dhimbje të kokës;

- urinim i shpeshtë;

 - ritëm jo i rregullt i zemrës;

- mundime dhe të vjella.

(Kosova Sot)