< Reduktoni stresin dhe ankthet me këto përgatitje natyrale - Shëndetësia - Kosova Sot
Reduktoni stresin dhe ankthet me kėto pėrgatitje natyrale

Reduktoni stresin dhe ankthet me kėto pėrgatitje natyrale

Image

 

"SMOOTHIE" ME AVOKADO

Avokadot posedojnë shumë vlera ushqyese, posedojnë aminoacide, vitamina e minerale që përmbushin kërkesat e trupit.

 Përbërësit: 1 avokado të shtypur, 1 banane, 1 lugë fara të lirit (10 g), 1 gotë ujë (200 ml).

 Përgatitja: Përzieni një avokado të shtypur bashkë me një banane, farat e lirit dhe shtoni ujin. Kur të jenë bashkuar, në masë homogjene, e shërbeni menjëherë.

Mënyra e konsumimit: Konsumoni një gotë nga ky lëng si pjesë të kafjallit tuaj. Provoni ta përgatisni sa herë të ndiheni në stres apo në ankth.

Image

 

ÇAJI NGA ROZMARINA

 Rozmarina është bimë që është përdorur ta rregullojë sistemin nervor dhe të kontrollojë ankthet dhe stresin. Posedon antioksidues kundër inflamacioneve, lufton efektin negativ të radikaleve të lira.

Përbërësit: 1 gotë ujë (250 ml), 1 lugë rozmarinë të thatë (10 g).

Përgatitja: Së pari, vloni gotën me ujë dhe më pas ia shtoni rozmarinën e thatë. Më pas e hiqni nga pllaka dhe e lini të qëndrojë për tre minuta. E kulloni lëngun.

 Mënyra e konsumimit: Pini dy gota çaj e rozmarinë në ditë.

Image

 

LËNGU NGA MANGO

 Mango është i pasur me vitaminë B6 dhe triptofan që e forcojnë sistemin nervor dhe shmangin situatat ku përfshihet stresi dhe ankthet

 Përbërësit: 1 mango të shtypur, 1 gotë ujë (200 ml), 1 lugë mjaltë (25 g, optional).

Përgatitja: Së pari, shtoni mangon në blender bashkë me një gotë me ujë. Më pas e përzieni. Nëse dëshironi një përgatitje më të ëmbël, shtoni një lugë mjaltë.

Mënyra e konsumimit: Pini dy gota lëng si ky në ditë. E konsumoni që në shenjat e para të stresit.

Image

 

ÇAJI ME MARULE

 E njohur për vetitë shëruese, si diuretik dhe pastrues, çaji nga bima marule është shumë popullor. Përmban vitamina A, C dhe E, bashkë me acidin folik dhe me antioksidues.

Përbërësit: 5 gjethe të freskëta marule, 3 gota ujë (750 ml).

Përgatitja: Së pari, gjethet i vendosni në një enë me ujë dhe i vloni për së paku pesë minuta. Pas kësaj kohe, e lini të ftohet në temperaturë të dhomës.

Mënyra e konsumimit: Pini tri gota çaj nga kjo bimë gjatë ditës. Gotën e parë e pini në stomak të thatë e tjerat në shenjat e para të stresit.

Image

 

ÇAJI NGA MANDARINAT

 Çaji nga mandarinat është prodhim që trupin e furnizon me antioksidues dhe me vitamina për ta promovuar mirëqenien.

Përbërësit: 1 lugë lëvore të mandarinave (10 g), 1 gotë ujë (250 ml).

Përgatitja: Së pari, bluani lëvoren e mandarinave dhe e shtoni ë gotën me ujë të vluar. Më pas e mbuloni dhe e lini përzierjen që të qëndrojë edhe për 10 minuta.

Mënyra e konsumimit: E pini këtë çaj kur të shkoni në shtrat apo kur ta ndjeni stresin.

(Kosova Sot)

2 orë e 13 minuta më parë