Shega e zgjon organizmin

  • 16 October 2017 - 08:30
Shega e zgjon organizmin

Për fat të keq, shegën shpeshherë e harrojmë. Kjo është gabim. Në një shegë hasim deri 800 fara të vogla, e ato janë shumë të pasura me antioksidues, dhe atë më shumë se në verën e zezë dhe në çaj të gjelbër, transmeton gazeta Kosova Sot. Posedojnë edhe vitamina B, C, kalcium, fosfor. Pos se ngadalëson plakjen e organizmit, mbron veshkat dhe mëlçinë, derisa shega është treguar efektive edhe te arteroskleroza. Ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe rrezikun për dëmtimin e enëve të gjakut. Sugjerohet që lëngun nga shega ta konsumoni kur afron sezoni i gripit dhe ftohjeve sepse e forcon imunitetin. Pos kësaj, rregullojnë diarrenë dhe simptomat e astmës. Nëse keni telashe me ciklin menstrual, përzieni lëngun e shegës me një lugë kanellë dhe mjaltë, e pini çdo ditë.

(Kosova Sot)