Mbreti i vjeshtës: Jo vetëm i shijshëm, shfrytëzojeni fuqinë shëruese të kungullit

  • 16 October 2017 - 18:51
Mbreti i vjeshtës: Jo vetëm i shijshëm, shfrytëzojeni fuqinë shëruese të kungullit

Tregjet janë përplot me kunguj, kështu që shpejtoni t'i blini disa. Kjo për faktin sepse kjo mbretëreshë e vjeshtës nuk është vetëm e shijshme dhe me aromë të mirë, por edhe shumë e shëndetshme. Ekspertët e shëndetit kanë sugjeruar se nëse dëshironi ta forconi sistemin imun, kungulli është i pasur me vitamina A dhe C, zink, magnez, hekur, acid folik, antioksidues... Nëse ju mundon reuma, gihti apo edhe problemet me veshka dhe fshikëz, përdorni fuqinë shëruese të kungullit. Personat që vuajnë nga diabeti do të duhej ta përfshijnë në ushqimin e rregullt, pasi ul nivelin e sheqerit në gjak. Shkencëtarët kinezë theksojnë se ekstraktet e kungujve stimulojnë prodhimin e insulinës dhe rigjallërojnë qelizat e dëmtuara të pankreasit, derisa hulumtuesit koreanë kanë ardhur në përfundim se kungulli është i hatashëm në luftën kundër kadidës. Është i mirë edhe për të gjithë ata që duan të humbin në peshë, sepse përmban shumë pak kalori. Kungujt janë të shijshëm kur i piqni në furrë, edhe më i shijshëm është në ëmbëlsira, por më i shëndetshëm është kur e hani të papërpunuar, në kombinim me ndonjë pemë tjetër, në formë "smoothie".

(Kosova Sot)