Trëndafili i egër ruan shëndetin - Shëndetësia - Kosova Sot
Trëndafili i egër ruan shëndetin

Trëndafili i egër ruan shëndetin

Në këtë periudhë kohore, barnatorja shtëpiake nuk mund të mendohet pa kaçen apo trëndafilin e egër (Rosa pseudofruktus). Është shërues dhe përmban shumë veti shëruese. Thahet në diell, ka ngjyrë të kuqe të mbylltë, transmeton gazeta Kosova Sot. Çaji nga trëndafili i egër ndikon te lodhjet, plogështia dhe anemia, e pastron gjakun, ndihmon organet e tretjes, përmirëson sekretimin e urinës pa dëmtuar veshkat. Parandalon krijimin e rërës, zbut edhe inflamacionet në traktin urinar.

 

(Kosova Sot)

8 orë e 25 minuta më parë
26/09/18