Vetitë shëruese të panxharit

  • 17 October 2017 - 16:39
Vetitë shëruese të panxharit

Për panxharin thuhet se është në gjendje të përmirësojë shumicën e atyre që janë dëmtuar në organizëm. Konsiderohet si një ndër perimet e shëndetshme, e pasur me vitamina e minerale, sidomos është e pasur me proteina, yndyra dhe karbohidrate dhe ajo që është më me rëndësi, tretet lehtë. Pos kësaj, është dëshmuar efikasiteti i saj shërues në rastet e demineralizimit të eshtrave dhe dhëmbëve. Prania e jodit e bën ilaç të vlefshëm kundër arterosklerozës dhe procesit të plakjes. Po ashtu, falë përbërësve e rregullon shtypjen e gjakut, pakëson kolesterolin, kujdeset për enët e gjakut dhe përmirëson gjendjen e mëlçisë. Panxhari është i hatashëm edhe në shërimin e pagjakësisë te fëmijët dhe te personat e rinj, sepse përmban përqindje të lartë me hekur. Ndikon pozitivisht edhe në punën e zorrëve. Gjethja e panxharit ngjason me atë të spinaqit, prandaj edhe mund të përgatitet në të njëjtën mënyrë. Panxharin duhet ta konsumoni sa herë t'ju bie ndër mend, sepse ndikon kundër sëmundjeve në mbarë organizmin. Mjekët popullorë pohojnë se është i mirë kundër tumorit dhe leukemisë, përmirëson punën e nervave dhe trurit, përmirëson punën e mëlçisë, lukthit dhe mbron nga radioaktiviteti.

(Kosova Sot)