Gjërat më të rëndësishme për sistem të fortë imun pa ftohje

  • 17 October 2017 - 16:41
Gjërat më të rëndësishme për sistem të fortë imun pa ftohje

Organizmi sëmuret në rastin e rënies së imunitetit, e jo kur jeni përballë viruseve. Imuniteti jo i fortë ia pamundëson trupit që t'i luftojë viruset, prandaj duhet pasur një sistem të fortë imun

KONSUMONI GJASHTË PORCIONE ME PEMË E PERIME

Vitamina C është në majën e listës së substancave për forcim të sistemit imun dhe organizmin duhet furnizuar në sasi të konsiderueshme. Në rend të parë janë specat, brokoli, agrumet si grejpfruti, mandarina, portokajtë dhe limoni dhe shumë i popullarizuara lakra turshi.

PASTRONI DUART DHE MOS E PREKNI GOJËN

Me arritjen e sezonit të ftohtë më shumë kohë kalojmë nëpër ambiente të mbyllura dhe jemi më shumë në kontakt me njerëz të sëmurë. Më shumë infektohemi përmes duarve, në autobus apo diku tjetër. Provoni që rregullisht t'i pastroni duart dhe të krijoni një shprehi mos ta prekni gojën.

USHTRONI RREGULLISHT

Personat që ushtrojnë për 50 për qind janë më të fortë ndaj sëmundjeve. Është dëshmuar se një nga faktorët për ta forcuar sistemin imun është aktiviteti fizik. Ecja e shpejtë apo ngasja e biçikletës konsiderohet si mënyra më e mirë fizike për parandalimin e sëmundjeve dhe ruajtjen e shëndetit. 

(Kosova Sot)