PEMËT DHE PERIMET MË TË MIRA PËR VJESHTË
Që nga shtatori e deri në muajin nëntor, vjeshta sjell ushqime të ndryshme dhe të shëndetshme. Pra, përse mos të përcaktoheni për ushqime që janë përplot me vitamina esenciale dhe antioksidues
MOLLËT
Këto ushqime të preferuara të vjeshtës janë përplot me antioksidues, që parandalojnë sëmundjet kronike dhe parandalojnë plakjen. Ekzistojnë shumë lloje të tyre, përmbajnë fenole dhe flavonoide. Pos se mund t'i konsumoni të vetme, mund t'i përdorni edhe në ëmbëlsira.
BORONICAT E KUQE
Midis madhësisë së boronicave dhe rrushit, boronicat e kuqe shijen më të mirë e kanë në tetor e deri në nëntor, megjithëse shumë pak i hasim në gjendje të freskët, pasi pjesa tjetër është e konservuar apo në lëngje. Studimet tregojnë se boronicat e kuqe ndihmojnë parandalimin e infeksioneve në traktin urinar, parandalojnë kancerin.
DARDHËT
Ky fryt i ëmbël është në dy kategori: evropiane dhe aziatike. Dardhët janë përplot me fibra, që ndihmon në uljen e kolesterolit të keq. Për t'u furnizuar me sasinë e duhur me fibra, atëherë konsumoni dardhët apo i përfshini edhe në receta për kafjall apo në kokteje të shëndetshëm.
SHEGA
Shegat kanë veti të shumta shëruese derisa së voni janë dëshmuar edhe nga studimet e shumta. Disa studime tregojnë se antioksiduesit në shegë mund të reduktojnë rrezikun për komplikime kardiovaskulare si sulmet në zemër. Studimet e tjera tregojnë se shegat mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit dhe atë në zorrë të trashë.
KUNGULLI
Kungulli është një nga burimet më të forta me alfa dhe betakarotinë, që mund të shndërrohen në retinol për të promovuar shëndetin e shikimit dhe rritjen e qelizave. Farat e kungullit po ashtu janë burim për aminoacide omega 3 që ndihmojnë ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, shtypja e lartë e gjakut apo kolesteroli i lartë.
PATATET E ËMBLA
Këto bukuroshe shijen më të mirë e kanë në vjeshtë, sezoni i tyre ku arrijnë kulmin. Patatet e ëmbla janë të pasura me betakarotinë, që parandalojnë mungesën me vitamina A, promovojnë shëndetin e syve dhe gjenerojnë prodhimin e retinolit. Po ashtu janë të pasura me vitamina C, derisa duhet t'i konsumoni me lëvore, sepse posedojnë shumë fibra.
(Kosova Sot)